Site icon PORTALB

Zakonet që ngadalësojnë plakjen

Ushqimi i ekuilibruar (i pasur në fruta perime, drithëra, peshk, pulë, dhe bulmet me yndyrë të reduktuar)

Ushtrimi i vazhdueshëm i aktivitetit fizik

Mos pirja e duhanit

Mos pirja e alkoolit ose pirja me masë

Mbajtja e një peshe të shëndetshme

Fjetja e rregullt dhe e mjaftueshme

Fuqia antioksiduese e organizmit dobësohet me moshën dhe stresi oksidues është më dominues. Për këtë arsye, një koktej i mirë i frutave dhe perimeve mund të jetë shumë i dobishëm.

Forconi imunitetin

Konsumi i përditshëm i një burimi të proteinave me vlerë të lartë biologjike, por pa yndyrë, si veza, peshku, mishi i shpendëve ose mishi i kuq pa dhjam është i një rëndësie të veçantë. Këto ushqime janë të domosdoshme për të mbrojtur masën muskulore dhe për të prodhuar qelizat e sistemit imunitar. Veçanërisht, të moshuarit nënpeshë duhet të plotësojnë patjetër nevojat ditore në këto ushqime. Një mënyrë është edhe marrja e tyre në formë të lëngshme si p.sh., kos, banane dhe proteina qumështi.

Kujdesuni për aparatin tretës

Ushqimi duhet të jetë i mjaftueshëm në karbohidratet e duhura, në mënyrë që trupi të mos shpenzojë proteinat për glukozë. Ushqime si fasulet, zarzavatet, drithërat e plotë dhe frutat janë gjithashtu të pasura në fibra, gjë që garanton edhe mbarëvajtjen e zorrëve dhe parandalon kapsllëkun­ një problem shumë i përhapur në moshë të madhe. Kujdes, konsumi i ushqimeve me fibra duhet të shoqërohet me sasi të mjaftueshme uji, përndryshe kemi efektin e kundërt nga i dëshiruari.

Mbroni zemrën

Ashtu sikurse edhe me moshat më të reja, konsumi i yndyrës duhet të jetë i pakët – sa për të përmirësuar shijen dhe për të mos rritur rrezikun e arterosklerozës. Por lloji i yndyrave është akoma më i rëndësishëm. Ato më të preferuarat janë yndyrat bimore si vaji i ullirit, avokado, arrat, tahini, dhe të peshqve të kaltër.

Exit mobile version