Site icon PORTALB

Egjipti mbyll hapësirën ajrore për Katarin

Katar

Katar

Egjipti ka mbyllur hapësirën ajrore ndaj avionëve të Katarit, derisa Arabia Saudite dhe Bahrejni pritet të bëjnë të njëjtën gjë të martën.

Disa vende kanë ndërprerë lidhjet me Katarin, duke e akuzuar atë për mbështetjen e terrorizmit në rajonin e Gjirit.

Shtetasve të Katarit në Bahrejn, Arabi Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe u janë dhënë dy javë për t’u larguar, përcjell BBC.

Katari mohon mbështetjen e militantëve dhe ministri i saj i jashtëm ka bërë thirrje për “një dialog të hapur dhe të ndershëm, transmeton KP.

Autoritetet në Egjipt kanë njoftuar se kanë mbyllur hapësirën ajrore të saj në Katar nga ora 04:00 GMT të martën deri në një njoftim tjetër.

Exit mobile version