Site icon PORTALB

Mbi 50 ngjarje për shënimin e Ditës së Evropës

Mbi 50 ngjarje për shënimin e Ditës së Evropës

Mbi 50 ngjarje për shënimin e Ditës së Evropës

Më shumë se 50 ngjarje do të organizohen për shënimin e ditëlindjes së 64-të të Bashkimit Evropian në vend, me të cilat njëkohësisht do t’u afrohet procesi i integrimit evropian qytetarëve.
Mes ngjarjeve, të cilat do të jenë pjesë e shënimit të 9 – majit, Ditës së Evropës janë edhe Dita tradicionale e flamurit evropian, Maratona e Shkupit, hepeningu evropian në Shkup, si dhe shumë debate, ligjërata, gara, ngjarje kulturore dhe festime lokale, të cilat do të mbahen në mbarë vendin.

Në Dibër, Ohër, Gjevgjeli, Kavadar, Koçanë, Manastir, Tetovë, Gostivar, Strumicë, Kriva Pallankë dhe Veles do të organizohen hepeningje për Ditën e Evropës me qëllim që të kremtohet ideja evropiane në nivel vendor.

Autobusi i BE-së sërish do të udhëtojë në mbarë vendin dhe do t’i vizitojë Çashkën, Qendrën Zhupa, Shemshevën, Rostushën, Josifovën, Novacin, Studeniçanin, Istibanjën, Zërnovcin dhe Nagoriçanin e Vjetër.

Shënimit i Ditës së Evropës është në organitim të Delegacionit të Bashkimit Evropian në partneritet me Sekretariatin e çështjeve evropiane, Lëvizjes evropiane, ambasadave të vendeve-anëtare të BE-së dhe institucioneve të tjera lokale.

Në BE Infor qendër në Shkup sot ambasadori Aivo Orav, zëvendëskryetari i Qeverisë, Fatmir Besimi dhe kryetarja e Lëvizjes evropiane, profesor Mileva Gjorovska, do të komunikojnë hollësi për ngjarjet me rastin e Ditës së Evropës.

Exit mobile version