Site icon PORTALB

Lideri i LSDM-së Zaev u takua me ambasadorin e Amerikës, Uolers

Zaev dhe Uollers

Zaev dhe Uollers

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot ka pasur takim me ambasadorin amerikan, Poll Uollers në të cilin e ka njoftuar për procesin zgjedhor si dhe për hapat e mëtejmë të opozitës, për qëndrimin e LSDM-së për mosnjohjen e procesit zgjedhor.

Siç kumtoi LSDM, Zaev ka theksuar shembujt e presionit mbi qytetarët, votues joekzistues në adresa joekzistuese, bllokadën e plotë mediale dhe barazimin e shtetit me partinë.

Ambasadori Uollers, sipas kumtesës së partisë së LSDM-së, ka theksuar se SHBA-ja me kujdes është duke i ndjekur ngjarjet në Maqedoni.

 

Exit mobile version