Site icon PORTALB

Komuna e Sarajit e demanton informatën për shkelje ligjore nga Bexheti

Komuna Saraj

Komuna Saraj

Komuna e Sarajit e demanton informatën e botuar në Portalb.mk se ish kryetari i kësaj komune, Blerim Bexheti dyshohet se i ka dhënë tender në vlerë 810.000 euro, shefit të kabinetit të tij.

Në vazhdim ju sjellim demantin e plotë:

“Komuna e Sarajit i hedh poshtë si të pavërteta dhe tendencioze lajmet e publikuara në portalin ‘Portalb’, se gjoja ish-kryetrai i komunës së Sarajit Blerim Bexheti në kundërshtim me ligjin i ka dhënë tender shefit të kabinetit të tij.“Këta informacione janë të pavërteta të gjitha procedurat rreth këtij furnizimi publik janë konform procedurave ligjore që kanë qenë në fuqi në atë kohë. Këta informacione janë tendencioze që kanë për qëllim denigrimin e personalitetit të ish-kreytarit Blerim Bexheti dhe  Komunës së Sarajit. Deri më tani në Komunën e Sarajit ka pasur revizione të rregullta dhe në asnjërin prej tryre nuk është konstatuar ndonjë shkelje e procedurave për furnizime publike. Kërkojmë nga portali në fjalë që të kërkojë falje publike Komunës së Sarajit se përndryshe do të jemi të detyruar që këtyre shkrimeve tendencioze dhe të pabaza tu përgjigjemi në mënyrë adekuate duke ngritur procedura gjyqësore për shpifje dhe ofendim”Dëshirojmë të informojmë opinionin se 95 për qind e projektit për kanalizimin fekal për vendbanimet Shishovë,Gërçec dhe Gllumovë është realizuar përfshirë edhe ndërtimin e stacionit filturues, ndërsa për shkak të kontestit gjyqësorë që ka punkryerësi dhe ministria e Ambientit dhe Palnifikimit Hapësinorë i njejti nuk mund të lëshohet në përdorim.” thuhet në demantin e Komunës.

Exit mobile version