Site icon PORTALB

Vidhen 32.700 dollarë nga një banesë në Manastir

Vjedhje

Foto ilustrim

Nga një banesë në Manastir dje janë vjedhur 32.700 dollarë dhe stoli ari.

Siç informoi sot Ministria e Punëve të Brendshme, B.K. nga Manastiri në SPB Manastir ka denoncuar se dje në periudhën nga ora tetë deri në orën 17:45 një kryerës i panjohur ka kryer vjedhje të rëndë në banesën e saj.

Kryerësi ka hyrë dhunshëm dhe pasi ka kryer kërkim ka marrë 32.700 dollarë amerikanë, zinxhir ari dhe katër unaza ari.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i ekspertëve të SPB Manastir. Po ndërmerren masa për gjetje të kryerësit dhe për ndriçim të plotë të rastit.

Exit mobile version