Site icon PORTALB

Banka Botërore: Ekonomia e Maqedonisë sivjet me rritje prej 2,8 për qind

Banka Botërore

Ekonomia e Maqedonisë sipas parashikimit më të ri të bankës Botërore sivjet do të ketë rritje prej 2,8 për qind, vitin e ardhshëm 3,3 dhe në vitin 2019 rritje prej 3,8 për qind.

Në raportin më të ri Banka Botërore për sivjet parashikon rritje më të lartë ekonomike në rajonin e Kosovës me 3,9 për qind.

Parashikohet që Shqipëria do të ketë rritje ekonomike prej 3,5 për qind, BeH-ja 3,2 për qind, Mali i Zi 3,3 për qind, Serbia 3 për qind dhe Kroacia 2,9 për qind.

Ekonomia në vitin 2018 në rajon duhet të ketë rritje prej 4,2 për qind në Kosovë, 3,7 në BeH, 3,5 për qind në Shqipëri dhe Serbi, Mal të Zi 3 për qind, 2,5 në Kroaci.

Në vitin 2019 parashikohet rritje e ekonomisë së Kosovës nga 4,4 për qind, në BeH ekonomia duhet të ketë rritje prej 4 për qind, Shqipëria prej 3,8 për qind, Serbia 3,5 për qind, Kroacia 2,6 për qind dhe Mali i Zi 2 për qind.

Exit mobile version