Site icon PORTALB

“Brenda vitit do fejohemi bashkë”, kush është këngëtari shqiptar që i propozon live Bebe Rexhës

Bebe Rexha

Bebe Rexha

Kush mund të jetë tjetër veҫ Kastro Zizos? Pas dy divorceve, tani Kastro duket se është gati për një lidhje të re. Pak javë më parë, i ftuar te “Xing me Ermalin”, Kastro është ngacmuar nga Ermali për lidhjet e tij të dashurisë, madje moderatori i ka kërkuar ta pranojë se nuk duhet të martohet më, “se nuk është për këtë punë”. Ja ku vjen kundërpërgjigjja e Kastros. Jo vetëm që është gati për të nisur një lidhje të re, por edhe me një personazh shumë të njohur ndërkombëtar.

Në një lidhje live të Bebe Rexhës në Instagramin e saj, ka shkruar edhe Kastro Zizo, i cili nuk i ka bërë ndonjë koment apo kompliment për muzikën, por e ka kaluar përtej: “Brenda vitit do fejohemi bashkë” – i ka shkruar Kastro duke e postuar foton edhe në profilin e tij në Instagram. Nga fotoja, Bebe Rexha duket e habitur, por nuk dimë nëse është propozimi live i Kastros ai që e ka lënë me gojëhapur apo ndonjë koment tjetër që ka lexuar nga fansat e saj.

Bebe Rexha e ka deklaruar më herët se i pëlqen të ketë për bashkëshort një shqiptar, ndaj nuk do ishte keq t’i merrte në konsideratë propozimet nga Shqipëria.

Exit mobile version