Ronaldo: Kritikët e mi të mbyllin gojën!

Cristiano Ronaldo shënoi 2 gola dhe u shpall lojtari më i mirë i finales së Champions League. Reali mposhti 4-1 Juventusin për të fituar titullin e 12 kampion Europe në histori, ndërsa sulmuesi portugez duket se ka vënë të dyja duart mbi “Topin e Artë”.

Pasi u shpreh se ka kaluar një “sezon të pabesueshëm” pas suksesit në kampionatin spanjoll dhe Champions, Ronaldo kishte dy fjalë edhe për kritikët e tij: “Ata që më kanë kritikuar, duhet të mbyllin gojën. Jemi më të mirët”, theksoi ylli i Realit.

Më tej, Cristiano theksoi se është “shumë i kënaqur”.

“Fituam kampionatin, Champions-in. Skuadra ishte në formë të mirë. Unë isha në formë shumë të mirë. U përgatita për të qenë në formë në fundin e sezonit dhe shënova gola të rëndësishëm. Jam i lumtur”, deklaroi Cristiano Ronaldo pas finales ndaj Juventusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button