Site icon PORTALB

Gostivar, dy persona kanë vjedhur 180.000 denarë nga një shtëpi

Policia e Maqedonisë

Policia e Maqedonisë

Policia njofton se me datë 04.06.2017 rreth orës 01.10 në Gostivar në lagjen e Fazanëve dy persona të maskuar dhe të armatosur me pistoletë kanë hyrë në shtëpinë e L.D ( 47) e cila ka qenë vetë, njofton Portalb.mk.
Vjedhësit e maskuar zonjës i kanë marrë 180.000 denarë dhe më pas me veturë janë larguar në drejtim të panjohur.
Policia gjithashtu bën me dije se po punon për zbardhjen e rastit.

 

Exit mobile version