Site icon PORTALB

Pacolli shtroi iftar, qindra të ftuar në shtëpinë e tij (Foto)

Pacolli shtroi iftar

Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli mbrëmë në shtëpinë e tij në Hajvali ka pritur një numër të madh të mysafirëve për iftar.

Në këtë iftar të pranishëm kanë qenë edhe disa nga strukturat e LDK-së me të cilën partia e tij AKR ka koalicion në zgjedhjet parakohshme parlamentare.

Ai përmes një fotoje të publikuar në profilin e tij në Facebook ka thënë se në shtëpinë e tij të gjithë janë të mirëseardhur.

“Në shtëpinë time, të gjithë janë të mirëseardhur, gjithmonë! Pa dallim moshe, kategori apo gjini. Zoti ju bekoftë!”, ka shkruar ai.

Ndryshe në Hajvali koalicioni LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi kanë mbajtur tubim zgjedhor.

Exit mobile version