Site icon PORTALB

Ivanov ngushëllon Londrën pas sulmeve terroriste

Gjorge Ivanov

Gjorge Ivanov

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov i dërgoi ngushëllime  Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, Elisabetës së Dytë, pas sulmit terrorist në Londër.

“Në këto momente pikëllimi të thellë më lejoni që në emër të qytetarëve të RM-së, të shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta dhe t’ju inkurajoj në qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë në luftën me dhunën dhe aktet kriminale, pa marrë parasysh  nga kush dhe nga se janë motivuar”, thotë Ivanov.

Republika e Maqedonisë, siç thekson Ivanov, në mënyrën më të ashpër i dënon sulmet terroriste, që  përhapin frikë dhe nga të cilat askush dhe askund nuk është i sigurt dhe fuqishëm e përkrah Mbretërinë e Bashkuar në luftën e vendosur kundër terrorizmit , si parakusht në rrugën drejt paqes, stabilitetit dhe përparimit.

Exit mobile version