Site icon PORTALB

Digjet një konvikt ku qëndronin refugjatët në Suedi

Policia Suedi

Policia Suedi, ilustrim

Një konvikt në të cilin banonin rreth 70 refugjatë, në qytezën Söderhamn, vend ky që ndodhet në afërsi të qytett Gevle, në jug të Suedisë, është djegur krejtësisht, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi të kanalit televiziv, STV, vihet në dukje një deklaratë e shefit të policisë së këtij rajoni, Mikael Lindgren, i cili ka pohuar se zjarri ka rënë në orët e para të mëngjesit. Ai ka vënë në dukje se edhe pse ndërhyrja e zjarrfikësve ishte e menjëhershme, godina është djegur për shkak se ishte e gjitha e ndërtuar me lëndë drusore.

Lindgren ka thënë se për fat të mirë nuk ka patur asnjë viktimë në këtë ngjarje. Ai është shprehur se kjo ka ardhur si rezultat i evakuimit të shpejtë të personave që banonin aty.

Exit mobile version