“Bloomberg Billionaires Index” ka publikuar listën me 30 njerëzit më të pasur të planetit.
Këta njerëz kontrollojnë një pasuri prej rreth 1.23 triliardë dollarë, vlerë e cila është më e lartë se GDP vjetore e shteteve si Spanja, Meksika, apo Turqia.
22.5 miliardë dollarë, është pasuria neto e të fundit miliarder që është bërë pjesë e 30 më të pasurve.
18 prej tyre janë nga SHBA, ndërsa 2/3 e tyre janë themeluesit e disa prej kompanive më të fuqishme të botës, si Amazon, Google, Facebook, etj.
PO ju sjellim top dhjetëshën e parë të njerëzve më të pasur në botë:
01. Bill Gates – 85.2 miliardë dollar
02. Warren Buffett – 77.2 miliardë dollar
03. Jeff Bezos – 73.1 miliardë dollar
04. Amancio Ortega – 68.5 miliardë dollar
05. Mark Zuckerberg – 58.5 miliardë dollar
06. Carlos Slim Helú – 50.7 miliardë dollar
07. Charles Koch – 47.9 miliardë dollar
08. David Koch – 47.9 miliardë dollar
09. Larry Ellison – 45.3 miliardë dollar
10. Ingvar Kamprad – 43 miliardë dollarë