Site icon PORTALB

Vlera e madhërishme e Natës së Kadrit!

Transmetohet nga Ebu Hurejre se Muhamedi a.s. ka thënë:

“Kush ngrihet (lutet) Natën e Kadrit, me bindje e kënaqësi, i falen mëkatet e bëra”. (Buhariu dhe Muslimi).

Transmetohet nga Enes ibn Maliku se me ardhjen e Muajit të Ramazanit, Muhamedi a.s. ka thënë:

“U erdh ky muaj, i cili ka vlerë më shumë se një mijë muaj e atij që i ndalohet, i është ndaluar gjithë mirësia. Të mirën e tij e refuzon vetëm i mallkuari”. (Ibn Maxhe).

Transmetohet nga Ubade ibn Samit se Muhamedi a.s. për Natën e Kadrit ka thënë:

“Kjo natë është në Ramazan, në dhjetë ditët e fundit, (gjegjësisht) në ditën e njëzet e një, njëzetë e tretë, njëzetë e pestë, njëzet e shtatë, njëzet e nëntë ose natën e fundit. Kush lutet në atë natë me kënaqësi, i falen mëkatet e kaluara e të ardhshme”. (Ahmedi).

Filozofia e Agjërimit

Autor: Dr. Mustafa Sibai

Exit mobile version