-Sekretet e agjërimit

Sikur të ishte agjërimi traditë atëherë sipas edukatës shoqërore, duhej ta respektonim më tepër sesa e respektojmë tash për shkak të nderimit të popullit dhe traditës së tij.
Pra, në ç’mënyrë ta respektojmë pasi që duhet edukatë shpirtërore e popullit që mëson prej agjërimit ngritjen mbi epshet, depërtimin në horizontet e mirësisë dhe largimin nga materia, gjegjësisht shoqëria fiton lumturinë e saj?!
Kështu, agjërimi është vegël për edukimin e dëshirës stabile të popullit sepse agjërimi nuk dominon vetëm mbi kënaqësitë e lejuar por edhe atë të ndaluarën; fiton shprehi të largohet vullnetarisht nga ushqimi e pija që më vonë të mos ndiej vështirësi në rast obligimi.
Agjërimi është obligim praktik i Islamit të mëshirshëm për të gjithë myslimanët; hanë e pinë në një kohë, nuk dallohet barku prej barkut e as goja prej gojës; ndien urinë edhe ai që se ka ndier para Ramazanit si dhe përjeton vuajtjet e varfërisë dhe të skamjes edhe ai që s’i ka përjetuar më parë.
Pasha jetën time, a ka në botë socializëm praktik që i trajton njerëzit në mënyrë të barabartë, si në skamje ashtu edhe në bollëk, ashtu siç është shoqërimi i agjërimit gjatë Muajit të Ramazanit?!
O agjërues besimtar, Ramazani është largim nga epshi e kënaqësia, lartësim shpirtëror dhe liri shpirtërore. Sa bukur do të ishte sikur i tërë viti të ishte Ramazan, nëse ky është koncepti i agjërimit!
Ramazani është muaji i burrërisë së proklamuar që dominon mbi instinktet dhe i dëshirës së lartë që funksionon vullnetarisht. Sa mirë do të ishte sikur Muaji i Ramazanit ta bashkonte gjithë popullin e të mos mbetet askush me burrëri të dështuar dhe me dëshirë të parealizuar! Sa mirë do të ishte sikur Ramazani t’i bashkonte njerëzit me agjërimin që përmban në vete burrëri proklamuar dhe dëshirë të lartë!
Ramazani është varfëri e obligim sepse të gjithë njerëzit në të janë të barabartë, ndiejnë vuajtje të njëjta që dalin nga realiteti objektiv e jo nga imagjinata iluzore. Nga vuajtjet lind mëshira kurse nga mëshira drejtësia! Sa e bukur do të ishte jeta sikur të gjithë të kishin vuajtje dhe ndjenja të njëjta!
Sa e bukur do të ishte koha edhe sikur të ishte krejt Ramazan, ngase ai (Ramazani) i realizon gjërat më të rëndësishme në shoqëri: barabarësinë dhe rehatinë!
Nëse Ramazani është burrëri, përkryerje, edukatë e dëshirës dhe socializëm praktik, atëherë a nuk e shpallin publikisht myslimanët që nuk agjërojnë zhytjen e tyre në epshe, largimin nga burrëria, dështimin në mejdanin e dëshirës dhe luftimin kundër socializmit praktik? A e fitojmë të drejtën që joagjëruasit e rritur t’i quajmë “fëmijë të rritur”, kurse fëmijët agjërues “të rritur të vegjël?”
O fëmijët e mi të vegjël dhe o vëllezër të rinj që e përjetoni vuajtjen e urisë, vapën e verës dhe vështirësitë e etjes! Ju agjëroni së bashku me prindërit tuaj dhe vërtetoni burrërinë dhe dëshirën tuaj!
Ju lumtë, sepse vatani me ju do të fitojë e jo me ata të cilët dështuan para se të hyjnë ne mejdanin e luftës!
Filozofia e Agjërimit
Autor: Dr. Mustafa Sibai





