Site icon PORTALB

Kina: Tërheqja e SHBA-së nga marrëveshja – hap global pas

Flamuri kinez

Flamuri kinez

Kina sot  premtoi se do ta respektojë marrëveshjen për luftë kundër ndryshimeve klimatike nga Parisi, prej të cilave SHBA-ja u tërhoq, duke theksuar se kjo është “përgjegjësi” të cilën mund ta mbajë Kina, si  shtet i madh dhe përgjegjës.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Hua Çunjing, deklaroi se Marrëveshja e Parisit është pasqyrim i pajtueshmërisë së gjerë të komunitetit ndërkombëtar lidhur me ndryshimet klimatike, ndërsa të gjitha palët duhet që të përpiqen rreth kësaj.

Pekini konsideron se  tërheqja e SHBA-së nga marrëveshja është një hap  i madh pas, por Kina, India dhe Bashkimi Evropian përgatiten që t’i përforcojnë kontributet e tyre, që të plotësojnë marrëveshjen, njoftuan sot mediat kineze.

Agjencia kineze Sinhua, në komentin e saj theksoi se pjesa më e madhe shprehin keqardhje për vendimin e Trampit, por se ky veprim është gjithçka vetëm jo surprizë.

Exit mobile version