Site icon PORTALB

Grabitet Tobako në Kapishtec

Vjedhje të rënda

Një person i panjohur  mbrëmë vonë ka grabitur 25.000 denarë nga Tobako “Ekstra Kofi” në Kapishtec.

Siç njoftoi policia, eventi ndodhi rreth orës 23 në rrugën “Fronti popullor”. Grabitësi fillimisht e ka kërcënuar të punësuarën me armë zjarri dhe më pas ka kryer grabitjen.

Janë ndërmarrë masa për gjetjen e tij dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

Exit mobile version