Site icon PORTALB

Alarmohet Rusia pas sanksioneve të Amerikës ndaj Koresë së Veriut

Ilustrim

Rusia është alarmuar pas vendimit të Amerikës për të sanksionuar një shtetas rus dhe shumë kompani të tjera rreth lidhjeve të supozuara me Korenë e Veriut, ka thënë agjencia e lajmeve RIA, transmeton Reuters.

Thesari amerikan ka shtuar sot gjatë ditës në listën e zezë nëntë kompani, dy firma ruse dhe tre persona të tjerë për mbështetjen e tyre në programin e armëve të Koresë Veriore.

Exit mobile version