Site icon PORTALB

Dorëzim-pranim i detyrës së zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane

Osmani-Ademi

Në Sekretariatin për Çështje Evropiane sot u bë dorëzim-pranimi i detyrës së zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane ku zëvendëskryeministri i emëruar Bujar Osmani zyrtarisht mori detyrën nga paraardhësi i tij Arbër Ademi.

Ademi gjatë takimit të dorëzim-pranimit të detyrës njoftoi Osmanin për fushëveprimin e punës si dhe projektet dhe aktivitetet e Sekretariatit, dhe njëkohësisht i dëshiroi sukses në vazhdimin e rrugës drejt integrimeve evropiane të vendit.

Osmani theksoi rëndësinë e realizimit të qëllimeve strategjike në këtë fushë dhe veçanërisht arritjen e sukseseve të mëtutjeshme duke përafruar kështu vendin në familjen Evropiane.

Exit mobile version