Site icon PORTALB

Thaçi: Na dëmtuan mediat, RDK, tradhëtia e rëndë e Z. Selës

Menduh Thaçi

Menduh Thaçi

Menduh Thaçi në deklarimin e tij, për rezultatin e zgjedhjeve ka numëruar edhe faktorët që sipas tij ndikuan në këtë rezultat të PDSH-së krahas, shantazheve, kërcënimeve dhe vjedhjeve të BDI-së.

“Mediat në guhën shqipe, si  Alsat, që u çmend dhe është kundërshtari ynë politik, një parti e vogël opozitare, RDK që na  dëmtoi shumë, tradhëtia e rëndë e Ziadin Selës, që na dëmtoi shumë””, tha Thaçi duke përmendur disa nga faktorët që ndikuan në rezultatin e kësaj partie.

Ai ka komentuar edhe votimin e kandidatëve për president në vendbanimet shqiptare, bë të cilat siç tha,  Iljaz Halimi nuk kisht marrë asnjë votë, ndërsa Pendarovski dhe Ivanov, kanë shkuar baraz me vota.

Thaçi tha se kjo dëshmon se BDI ka votuar për  Pendarovskin për president.

Exit mobile version