Site icon PORTALB

Pacolli: Jakup Krasniqi, lajmërohu në prokurori!

Pacolli: Jakup Krasniqi, lajmërohu në prokurori!

Pacolli: Jakup Krasniqi, lajmërohu në prokurori!

Pas akuzave të kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, drejtuar zv.kryeminstrit të Kosovës, njëherësh edhe kryetar i Aleancës Kosova e Re, Begjet Pacolli, se ky i fundit e “kishte blerë pozitën e presidentit të vendit”, ka reaguar menjëherë Pacolli, duke thënë se pretendimet e Krasniqit janë shpifje.

Ai këto komente i bëri në rrjetin social Facebook.

“Sot nëpër mediet dhe portalet e Kosovës, po qarkullon lajmi se gjoja unë paskam dërguar dikënd, Jakup Krasniqit, ‘për t`ia blerë votën e tij’”, ka thënë Pacolli.

“Unë jam i detyruar të merrem me të për shkak të funksionit që ai aktualisht e mban, ngase me të personalisht nuk do të merresha, prejse e ka përbuzur sofrën time, në gusht të vitit 1999, në Lugano.
E kuptoj nevojën që zoti Krasniqi ka, për më shumë promovim mediatik dhe sinqerisht, duke u nisur nga një logjikë e shëndoshë, nuk do t`ia vlente kurrsesi që unë të merresha me të”, ka shtuar Pacolli.

Në këtë kontekst ai ka vlerësuar se, Jakup Krasniqi ka bërë gabim të madh dhe shkelje nën betim, pasi që nuk e ka denoncuar këtë shpifje nëse ai e konsideron fakt.

“Do të ishte mirë, që organet kompetente të merren me këtë punë, ngase tingëllon e rëndë që një kryeparlamentar i një shteti të civilizuar të gënjen. Për hir të opinionit publik, me përgjegjësi morale dhe materiale, deklaroj se asnjëherë nuk kam kërkuar favore nga Jakup Krasniqi dhe do të isha shumë i lumtur që kjo të ndodhë edhe në të ardhmen”, ka potencuar Pacolli.

Madje, sipas tij, Jakup Krasniqi është i frustruar, për arsyet, që sipas tij, vetë ai i di.

“Sa më përket mua, unë i bëjë thirrje prokurorisë vendore dhe të Eulex-it, që ex-oficio të hapë hetime rreth deklaratës së Jakup Krasniqit. Nëse kjo mungon, unë do të ushtroj kallëzim penal ndaj Jakup Krasniqit”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/

Exit mobile version