Site icon PORTALB

Mogherini dhe Han përshëndesin zgjedhjen e qeverisë së re

Federica Mogherini dhe Johannes Hahn

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, dhe eurokomisioneri për zgjerim, Johannes Han, me një komunikatë të përbashkët e kanë përshëndetur zgjedhjen e Qeverisë së re të Maqedonisë.

Gjithashtu Mogherini dhe Hahn porositën se presin që Qevria e kryeministrit Zaev dhe opozita të përgatitin një agjendë reformuese që do të jetë në dobi të vendit, transmeton Portalb.mk.

“Ne përshëndesim votimin e qeverisë së re të udhëhequr nga Zoran Zaev. BE-ja është e gatshme që të përkrah punën e qeverisë së re si dhe opozitës, që të zbatohen pjesë të marrëveshjes së Przhinos dhe reformat urgjente prioritare. Presim që të gjitha partitë politike të lënë anash ndarësitë dhe për momentin të fillojnë me punë të përbashkët për zbatimin e agjendës reformuese e cila do të jetë në dobi të vendit. Kjo është shumë me rëndësi që vendi t’i kthehet rrugës eurointegruese, proces ky të cilin qytetarët e duan dhe meritojnë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Exit mobile version