Site icon PORTALB

Reagon PPD: Rezultatet e këtyre zgjedhjeve janë të papranueshme

Për PPD-në rezultatet e këtyre zgjedhjeve janë të papranueshme

Partia për Prosperitet Demokratik nëpër mjet një komunikate për media ka bërë të ditur se zgjedhjet e parakohshme parlamentare vlerëson si jo demokratike.

“PPD konsideron se zgjedhjet nuk ishin as fer e aq më pak demokratike. Ato u mbajtën në atmosferë kërcënimesh dhe blerjesh masive të votave nga ana e partisë qeveritare shqiptare BDI. Në një atmosferë të tillë është vënë në pyetje seriozisht demokracia në vend dhe kuptimi i ekzistimit të partive politike sepse  përvoja disa herë tregon se për të fituar vota nuk nevojitet as platformë politike, as debate por vetëm një fond parash i cili vihet në disponim  në ditë të caktuar në tregun e votave nga ana e një partie politike. Kjo mbi të gjitha flet për gjendjen e rëndë sociale në të cilën gjendet shoqëria shqiptare”, thuhet në komunikatën e PPD-së.

Kjo parti konsideron se partitë e vogla që nuk kanë pasur mundësi ti mbulojnë me vëzhgues të gjitha vendvotimet kanë qenë të masakruara nga komisonet e vendvotimeve dhe për këtë kërkon formimin e një komisioni të përfaqësuesve të partive opozitare për ta vërtetuar gjendjen reale nëpër vendvotime.

“Partia për Prosperitet Demokratik me keqardhje  konstaton se disa  të ashtuquajtura shoqata joqeveritare  siç është edhe OJQ “Vepro” janë dorë e shtrirë e partisë qeveritare të përbëra krejtësisht nga aktivistë të kësaj partie. Për Partinë për Prosperitet Demokratik rezultatet e këtyre zgjedhjeve të zonat elektorale shqiptare janë të papranueshme”, thuhet më tej në komunikatë. 

Exit mobile version