Site icon PORTALB

Nuk ka hetim dhe nuk është ngritur padi nga PSP, përgjigje mandatari do të merr sonte

Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale Publike

Sot, Prokuroria publike speciale do ti dorëzojë përgjigje mandatarit, Zoran Zaev, në lidhje me ate se a udhëheq hetim apo a ka ngritur padi penale ndaj dikujt prej funksionarëve të qeverisë së re.

Gjatë ditës së djeshme ka ardhur kërkesa e Zaevit, i cili nga prokurorët kërkon informacion që ka të bëjë me  padi penale  ndaj kandidatëve për ministra.

Nga PSP për  TV21 thonë se  nuk janë duke hetuar, dhe se nuk kenë ngritur padi penale ndaj dikujt prej kandidatëve të  ardhshëm për ministra.

Exit mobile version