Site icon PORTALB

Dyshime për mitmarrje, në pranga drejtori i neurokirurgjisë

Mjekët

Nën dyshimin për mitmarrje, drejtori i Klinikës së Neurokirurgjisë në Spitalin “Nënë Tereza” Aleksandar Caparovski po mbahet në stacion policor. Siç njoftojnë nga ministria e Brendshme, në hapësirat e Spitalit është duke u kryer kontroll me qëllim që të gjenden fakte për veprën e bërë, transmeton Alsat M.

Jo zyrtarisht flitet se Caparovski ka kërkuar para nga babai i një vajze 14 vjeçare e cila duhej të shkonte për shërim jashtë vendit.

 

Exit mobile version