Site icon PORTALB

Ministrja e ardhshme e Arsimit: Po anulohet testimi ekstern

Renata Deskovska

Ministrja e ardhshme e Arsimit, Renata Deskovska në konferencë për shtyp në Kuvend so informoi se nuk do të ketë testim ekstern, njofton Portalb.mk.

Siç  tha ajo, është zhbllokuar puna e Kuvendin dhe se është arritur marrëveshje për disa komisione ndër to edhe komisioni për arsim dhe prej nesër në rend të ditës do të jetë testimi ekstern.

Ajo shpreson se opozita do të bashkëpunojë dhe se nëse është e nevojshme do të punohet edhe fundjavave, por se mund të përdoren edhe mundësitë rezerve (autorizim i ministrit) për ndryshim të ligjit për testim ekstern.

Exit mobile version