Site icon PORTALB

Trump e kritikoi Gjermaninë lidhur me tregtinë dhe NATO-n

Angela Merkel dhe Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, është ankuar në rrjetin Twitter për shkak të deficitit tregtar me Gjermaninë, që është sulmi më i ri i tij, në valën e kritikave që filluan derisa ishte në turne në Evropë dhe Lindje të Mesme, transmeton REL. 

“Ne kemi deficit masiv tregtar me Gjermaninë, plus ata paguajnë shumë më pak se sa duhet për NATO-n dhe ushtrinë”, ka shkruar zoti Trump sot në rrjetin Twitter, dhe ka shtuar se “shumë keq për SHBA. Kjo do të ndryshoj”.

Nga ana tjetër kancelarja gjermane, Angela Merkel, sot në Berlin tha se marrëdhëniet e Gjermanisë me Shtetet e Bashkuara janë të “rëndësisë së jashtëzakonshme”, por Berlini duhet të angazhohet me vendet e tjera të rëndësishme për të ecur përpara.

Mëtutje, duke e përsëritur një deklaratë identike që e bëri para dy ditësh gjatë një tubimi zgjedhor në Berlin, Merkel tha se “ne në Evropë duhet ta marrin fatin tonë në duart tona” dhe se Evropa duhet të bëhet lojtar aktiv në çështjet ndërkombëtare”.

Exit mobile version