Site icon PORTALB

Thomas Tuchel largohet nga Borussia Dortmund

Thomas Tuchel

Vetëm tre ditë pasi fitoi Kupën e Gjermanisë, eksperti i futbollit Thomas Tuchel u largua nga stoli i Borussia Dortmund, raporton Anadolu Agency (AA).

Udhëheqësia e Borussia Dortmund ka konfirmuar informacionin për largimin e 43-vjeçarit Tuchel.

Tuchel në rrjetin e tij në Twitter ka shkruar se është mirënjohës për dy vitet emocionale dhe të mrekullueshme në Dortmund dhe se i vjen keq për ndarjen.

“Faleminderit tifozëve, klubit, stafit dhe të gjithë atyre që na kanë mbështetur. I uroj klubit gjitha të mirat”, ka thënë Tuchel të cilit kontrata me Borussian i skadon vitin e ardhshëm.

Exit mobile version