Site icon PORTALB

Todorov jep dorëheqje nga funksioni deputet

Nikolla Todorov

Ministri i shëndetësisë dhe zv. kryeministri në qeverinë e VMRO-DPMNE-së,  Nikolla Todorov përmes profilit të tij në Facebook ka njoftuar se jep dorëheqje nga posti i deputetit, përcjell Portalb.mk. 

“Duke marrë parasysh se në të ardhmen planifikoj më shumë t’i përkushtohem profesionit tim si avokat, si dhe të jap kontribut më të madh në aktivitetet partiake, më lejoni që t’ju informoj se kam vendosur që të jap dorëheqje nga funksioni deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë”, ka shkruar Todorov në profilin e tij në Facebook.

Exit mobile version