Site icon PORTALB

Votim i rregullt në Saraj, Haraçinë dhe Çair

Votim i rregullt në Saraj, Haraçinë dhe Çairit

Votim i rregullt në Saraj, Haraçinë dhe Çairit

Votim i rregullt dhe pa incidente po zhvillohet edhe në Komunat e banuar me shqiptarë në Shkup.

Në shkollat në Komunën e Sarajit dhe Çairit sipas kryetarëve të qendrave votuese  vendvotimet janë hapura në kohë, votim i rregullt dhe ka interesim të qytetarëve për të votuar.

Madje, edhe në vendvotimet në Hasanbeg dhe Haraçinë, votimi po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe pa incidente. Para qendrave të votimit vërehet një numër i konsiderueshëm i vëzhguesve të OSBE-së dhe organizatave të tjera joqeveritare të cilët kontrollojnë punën e komisioneve dhe keqpërdorimet eventuale por deri tani nuk ka pasur parregullsi, siç njoftojnë anëtarët e komisioneve.

Exit mobile version