Site icon PORTALB

Me siguri nuk e gjeni dot, pse Lady Diana mbante gjithmonë një çantë të vogël!

Lady Diana

Është cilësuar gjithmonë si princesha që ka patur më shumë stil në veshje, se çdo pjestar tjetër në familjet e njohura mbretërore. E njohur gjithashtu për natyrën e saj humane, Lady Diana u kthye në një figurë tejet të dashur për të gjithë botën.

Për ata që kanë qenë të vëmendshëm, me siguri u ka rënë në sy fakti që princesha mbante gjithmonë një çantë shumë të vogël me vete, që praktikisht nuk nxente asgjë, ose maksimumi një buzëkuq. Së fundmi stilistja e saj Anya Hindmarch ka zbuluar një detaj tejet interesant sa i përket këtyre çantave, që mesa duket Diana paska patur një arsye shumë interesante pse ishte e ‘fiksuar’ pas tyre, shkruan Bordo.al. 

Këtë aksesor Lady Di e përdorte për të mbrojtur dekoltenë sa herë që zbriste nga makina, në mënyrë që paparacët të mos ‘kapnin’, më shumë seç duhej  në bustin e saj. Ky detaj kuptohet më së miri edhe nëpërmjet fotove të shumta, në të cilat princesha e Wells-it, sa herë zbriste nga makina kishte çantën e saj ‘shpëtimtare’ të mëbshteur në kraharor.

Exit mobile version