Site icon PORTALB

MOST: Parregullsi në Tetovë, Gostivarë dhe Butel

MOST:Parregullsi në Tetovë, Gostivarë dhe Butel

MOST:Parregullsi në Tetovë, Gostivarë dhe Butel

Asociacioni qytetar MOST, informon se sërish janë vërejtur parregullsi në disa vendvotime. 
Në VV 0396 në komunën e Gostivarit anëtar i KZ-së nga tjetër vend zgjedhor ka qëndruar pas paravanit gjatë votimit të 6 personave dhe ka votuar në vend të tyre.

Në VV 0398 në komunën e Gostivarit anëtarët e KZ-së dhe të pranishmit tjerë në vendvotim nuk mbajnë bexhe.
  Në vendvotimet në vijim është vërejtur votimi familjar/në grupe: VV 0277/1 në komunën e Pllasnicës – 3 raste të votimit në grupe, me ç’rast kanë votuar 11 persona, VV 0279/1, gjithashtu në komunën e Pllasnicës, 3 raste me 7 vota, kështu që në njërin rast ka qenë i pranishëm edhe përfaqësues i parashtruesit të listës së kandidatëve. Më tej në VV 0393 në komunën e Gostivarit 9 raste dhe 18 vota, VV 0424, po ashtu në Gostivar, 9 raste dhe 21 vota, VV 2036 në komunën e Bërvenicës 6 raste dhe 24 vota, VV 1949 në komunën e Tetovës 5 raste me 12 vota, VV 1991/1, gjithashtu në komunën e Tetovës, 3 raste me 16 vota,  VV 0207 në komunën e Manastirit 7 raste me 16 vota, VV 0882 në Çeshinovë-Obleshevë 6 raste me 13 vota, VV 0900 në komunën e Koçanit 4 raste me 8 vota.

Në vet hyrjen e bashkësisë lokale “Todor Angelevski” në komunën e Manastirit në të cilën janë vendosur VV 0047 dhe 0048 ka persona që i evidentojnë votuesit.
Leximi me zë i emrave të votuesve është vërejtur në VV 0376 në komunën e Bogdancit dhe në VV 2948 dhe 2951 në komunën e Butelit.

Në VV 2952 po ashtu në komunën e Butelit janë vërejtur më shumë parregullsi dhe atë: 18 raste të votimit në grupe, me ç’rast kanë votuar 42 persona, 1 person u ka ndihmuar 10 votuesve të cilët nuk kanë mundur të votojnë vetë dhe 3 votues nuk kanë qenë të shënuar me ngjyrë të dukshme.
Para SH.F. “Goce Dellçev” në Kavadar ku janë vendvotimet  666, 673, 673/1, 674 dhe 674/1 ka një grup prej 7-8 personave të paautorizuar, të cilët kryejnë agitacion dhe i evidentojnë votuesit. Para vendvotimeve 0659, 0663, 0664, 0691 dhe 0692, po ashtu në komunën e Kavadarit janë vërejtur aktivistë partiakë që i evidentojnë votuesit.

Në VV 0541 në komunën e Dibrës mungon një faqe nga ekstrakti i Listës zgjedhore. Votimi është zhvilluar pa ndërprerje. Për këtë është informuar KKZ-ja, me ç’rast faqja që ka munguar është dorëzuar në VV nga ana e KKZ-së.

Në VV 0027, 0031, 0035, 0037, 0048, 0054, 0154 dhe 0161 në komunën e Manastirit, KZ-ja jep nga dy fletëvotime pa i pyetur votuesit a duan të votojnë për dy proceset zgjedhore.
Sipas të dhënave, dalja e votuesve në zgjedhjet presidenciale deri në orën 11 është 15,35%, deri në orën 12 është 21,56%, ndërsa deri në orën 13 është 27,69%.

Dalja e votuesve në zgjedhjet parlamentare nëpër njësi zgjedhore është si vijon:
NJZ 1 – deri në orën 11 është 17,32%, deri në orën 12 është 33,02%
NJZ 2 – deri në orën 11 është 16,21%, deri në orën 12 është 30,02%
NJZ 3 – deri në orën 11 është 21,67%, deri në orën 12 është 37,33%
NJZ 4 – deri në orën 11 është 20,65%, deri në orën 12 është 36,2%
NJZ 5 – deri në orën 11 është 16,87%, deri në orën 12 është 30,93%
NJZ 6 – deri në orën 11 është 10,46%, deri në orën 12 është 23,42%

Exit mobile version