Site icon PORTALB

Jehona e zgjedhjeve parlamentare deri në orën 13, Tetovë 24, Gostivar 23.3, Strugë 13.88 për qind

Jehona e zgjedhjeve parlamentare deri në orën 13, Tetovë 24, Gostivar 23.3, Strugë 13.88 për qind

Jehona e zgjedhjeve parlamentare deri në orën 13, Tetovë 24, Gostivar 23.3, Strugë 13.88 për qind

Deri ora 13.00 në Tetovë në 117 vendvotime për zgjedhjet parlamentare kanë dal 24 për qind nga trupi votues. Në ndërkohë për zgjedhjet presidenciale kanë dal 14 për qind,  Këtë e bëri të ditur kryetari i Komisionit komunal Zgjedhor në Tetovë Bajram Rufati gjatë një pres konference për gazetarë në orën 13.30. 

Në Komunën e Strugës deri në ora 13 në votim kanë dalë 17.9 për qind e zgjedhësve për zgjedhjet presidenciale, ndërsa 13.88 për qind për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në Gostivar sipas të të dhënave të Komisionit komunal zgjedhor, për zgjedhjet presidenciale kanë votuar 13.4 për qind dhe për zgjedhjet parlamentare kanë votuar 23. 3 për qind.

Në Kërçovë deri në orën 13 sipas Komisionit komunal zgjedhore, dalja në votime ka qenë  19.5 per qind. Për zgjedhjet parlamentare në zonën numër 5  kanë votuar 36.4 përqind dhe  zona numër 6 kanë votuar 27.55 për qind.

Exit mobile version