Site icon PORTALB

Berisha çon Brisbane në finalen e madhe

Besart Berisha

Besart Berisha

Besart Berisha është njeriu i momentin në futollin australian. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e fitores Për Brisbane Roar, që mposhti 1-0 Merlburne Victory në gjysmëfinalen e kampionatit që u zhvillua në stadiumin “Suncorp”. 

Kjo do të thotë se Brisbane ka siguruar një biletë për finalen e madhe ndaj Western Syndey Wonderers, ndërsa udhëtimi i Merlburne Victory ndalet pikërisht nga lojtari që do t’i bashkohet këtij ekipi sezonin e ardhshëm.

Berishës i ishte tërhequr vëmemdja përpara kësaj sfidë që të mos e mbante shumë topin, por kur ai shënoi në minutën e 58-të pas një vrapimimi të pandalshëm të gjithë shokët e skuadrës shkuan ta përqafonin heroin e sfidës. Për 28-vjecarin ky ishte goli i 12 sezonal, i 47 në 75 takime me bluzën e Brisbane Roar. Si për ironi Berisha sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Melburn Victory, skuadrës që e nxorri jashtë gare për titull.

Në muajin janar ai firmosi një kontratë 2-vjecare, pasi Victory i ofroi një rrogë më të majme krahasuar me atë që përfiton te Roar. Besart Berisha pritet të marrë një ftesë edhe nga trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi për eliminatoret e Euro 2016, i cili në mungesë të sulmuesve cilësorë, do t’i kërkoi të bëjë  sakrificë për bluzën kuqezi, të cilën ai nuk e vesh prej thuasje 5 vjetësh./ Supersport

Exit mobile version