Site icon PORTALB

Osmani: Pres që, të konfirmohet se Maqedonia mund të organizojë zgjedhje korrekte

Rufi Osmani

Rufi Osmani

Rufi Osmani, lideri i Rilindjes Demokratike Kombëtare, në fshatin e lindjes Çajle e realizoi të drejtën e votimit në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

“Pres që, përfundimisht të konfirmohet se Maqedonia ka kapacitet të organizojë zgjedhje korrekte dhe demokratike”, deklaroi Osmani pas votimit, duke shtuar se kanë dorëzuar deri te KSHZ-ja rekomandim që të përsëriten zgjedhjet në Njësinë zgjedhore 7 për shkak të një sërë parregullsish.

Ai dërgoi apel deri te të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të votojnë lirshëm dhe sipas bindjeve të tyre. “Me këtë do të japin kontribut që Maqedonia të bëhet shtet normal me
zgjedhje normale”, tha Osmani.

Exit mobile version