Site icon PORTALB

Rita Ora vlen 145 milionë dollarë

Rita Ora

Rita Ora

Përderisa revista e mirënjohur “Forbes” e ka shpallur Beyoncen si femrën më të fuqishme në botë, portali “Mediamass” raporton se Rita Ora kryeson listën e “100 këngëtarëve më të paguar në botë” për vitin 2014.

“Mediamass”, i njohur për shkrime të sajuara në lidhje me njerëzit e famshëm botëror, kësaj radhe ka vu në shënjestër këngëtaren shqiptare Rita Ora, me një lajm bombastik që flet për pasurinë e saj prej 145 milionë dollarësh, ndërsa shkruan më tutje se kryeson listën e “100 këngëtareve më të paguar në botë” për vitin 2014, me të ardhura të përgjithshme vjetore të vlerësuara prej 46 milionë dollarësh.

Sipas portalit, këngëtarja është pronare e disa restoranteve në Londër, e klubit futbollistik “The Pristina Angels”, ka lansuar brendin e saj të Vodkës “Pure Wonderora UK”, parfumin e saj “With Love from Rita” dhe linjën e saj të modës “Rita Ora Seduction”.

Por, jo dhe të gjitha janë të pavërteta pasi që një intervistë të sajën të fundit për “The Breakfast Club”, ajo, vetë ka deklaruar në formë shakaje se vlen 145 milionë dollarë, ndërsa gjithë këtë pasuri e ka krijuar nga koncertet, reklamat televizive dhe rolet në filmat, si ai i fundit që po përflitet kohët e fundit, “Fifty Shades of Grey”.

Exit mobile version