Site icon PORTALB

Popovska sërish ulet në karrigen e deputetes

Liljana Popovska, RDM

Liljana Popovska, RDM

Kryetarja e RDM-së, Liljana Popovska, me largimin e Renata Deskoskas dhe Damjan Mançevskit nga Qeveria si ministra, përsëri do të mbetet deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë njofton Portalb.mk.

Me lirimin e dy vendeve të deputetëve, kandidat tjerë në listën e LSDM-së dhe koalicionit të Njësisë zgjedhore numër 1 janë Liljana Popovska dhe Nakica Korubin.

Ndryshe, Popovska para disa muajve dha dorëheqje nga posti si deputete dhe u bë kryetare e RDM-së me qëllim që t’i ndjek principet e veta dhe të mendojë për të mirën e përgjithshme.

LEXO: Popovska: Për të mirën e përgjithshme tërhiqem nga vendi i deputetes

Exit mobile version