Pas më shumë se pesë vjet Gjykata Supreme nesër do të vendos për ankesën e shtatë të dënuarve të rastit “Monstra” të cilët u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, njofton Portalb.mk.
Gjykata Supreme ka caktuar seancën pesëmbëdhjetë muaj pasi që pala mbrojtëse e ankimoi aktgjykimin e Gjykatës Penale dhe të Apelit.
LEXO: “Monstra” nuk është “prioritet” për Vangellovskin
Gjykata Supreme më 20 prill zyrtarisht konfirmoi se gjatë muajit maj do të mbahet seancë publike për rastin “Monstra”. Siç thanë atëherë, në lojë janë tre data, 18, 22 ose 30 maj. Mbrojtja ankesat deri te Gjykata më e Lartë i dorëzoi më 4 janar vitin e kaluar dhe për seancë publike presin më shumë se një vit, megjithatë Supremja ende nuk ka cantuar një datë konkrete.
Për masakrën te Liqeni i Smillkovës para pesë viteve, me burg të përjetshëm janë dënuar gjashtë persona. Vendimin e Gjykatës Penale e konfirmoi edhe Gjykata e Apelit. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, disa herë paralajmëroi se opinioni përmes “bombave” do ta mësojë të vërtetën për këtë rast, por megjithatë ai nuk publikoi biseda të përgjuara për vrasjen makabre të katër djelmoshave nga Radishani dhe peshkatarit nga Cresheva. Procedurë parahetimore për rastin “Monstra” ka hapur edhe Prokuroria Speciale Publike.