Votuesit nga Pusteci vërshojnë komunën Aerodrom

Qytetarë nga Pusteci të cilët janë sjellë në Maqedoni, me transport të organizuar sillen për të votuar në komunën  Aerodrom të Shkupit, njofton a1on.


Sipas, qytetarëve të kësaj komune, votues nga Pusteci, sillen nëpër vendvotime të locuara në shkollat e kësaj komunë. Siç rrëfejnë ata, në orët e pas ditës pritet të ketë një organizim më të mirë për të sjellë më shumë votues nga Pusteci.

Votuesit e vendeve të tjera, po ashtu edhe shtetas e vendeve të huaja, dërgohen në disa vende tjera, gjegjësisht në kafene e më pas në mënyrë të organizuar dërgohen për të votuar.

Ky informacion ka ardhur nga komuna e Aerodromit, raporton A1on, ku bëhet fjalë për vendvotimin në shkollën “Braqa Milladinovci”.

Ata me vete kishin letër njoftime të Aerodromit, por sipas disa dëshmitarëve okular që kanë parë këta persona, kanë thënë që nuk janë banor të kësaj komune e cila bie nën njësinë zgjedhore 1. 

Lajme të ngjashme

Back to top button