MOST: Në Strugë evidentohen votuesit

Sipas informatave të MOST-it, deri më tani janë vërejtur disa parregullsi në vendvotime.

Para VV 1847/1, 1848, 1848/1, 1851, 1853, 1854, 1856, 1857, 1865, 1867 dhe 1869 në komunën e Strugës janë vërejtur persona me lista votuesish, të cilët i evidentojnë votuesit që hyjnë në vendvotime.

Në VV 0154 në komunën e Manastirit, VV 0288 në komunën e Vallandovës, VV 0947 në komunën e Kriva Pallankës është vërejtur leximi me zë i emrave të votuesve. Në VV 0918 përveç leximit me zë të emrave të votuesve, KZ-ja gjithashtu nuk kontrollon a është i shënuar gishti i madh i votuesve.

Në VV 1539/1 në komunën e Probishtipit është vërejtur fotografimi i dy fletëvotimeve. KZ-ja ka reaguar, e ka evidentuar rastin në procesverbal dhe fotografitë janë fshirë. Fletëvotimet janë vënë në kutinë e votimit.

Në VV 2425/1 në komunën e Kisella Vodës një votues ka fotografuar fletëvotimin. Është thirrur policia me çka votuesi e ka lëshuar VV së bashku me policinë.

Në VV 1583, 1583/1 dhe 1584 në komunën e Radovishit një person u ndihmon gjatë votimit disa votuesve dhe po ashtu janë vërejtur edhe 10 raste të votimit familjar.

Në VV 1022 në komunën e Kumanovës janë vërejtur 3 raste të votimit familjar ku kanë votuar 6 persona.

Në VV 0047 dhe VV 0067 në komunën e Manastirit, KZ-ja nuk i informon votuesit se mund të zgjedhin për cilat zgjedhje duan të votojnë, por vetëm ua jep dy fletëvotimet. Po ashtu, në VV 0067 KZ-ja lexon emrat e votuesve.

Sipas të dhënave të MOST dalja e votuesve në zgjedhjet presidenciale deri në orën 9 është 5,25%, ndërsa deri në orën 10 është 9,4%.

Dalja e votuesve në zgjedhjet parlamentare nëpër njësi zgjedhore është si vijon:

NJZ 1 – deri në orën 9 është 5,61%, deri në orën 10 është 10,26%
NJZ 2 – deri në orën 9 është 5,79%, deri në orën 10 është 9,99%
NJZ 3 – deri në orën 9 është 7,7%, deri në orën 10 është 13,6%
NJZ 4 – deri në orën 9 është 7,05%, deri në orën 10 është 12,54%
NJZ 5 – deri në orën 9 është 5,58%, deri në orën 10 është 10,18%
NJZ 6 – deri në orën 9 është 3,16%, deri në orën 10 është 5,74% 

Lajme të ngjashme

Back to top button