Site icon PORTALB

Civil: Blihen vota në Kërçovë

Civil: Blihen vota në Kërçovë

Kërçova

Sipas organizatës joqeveritare “CIVIL” persona të caktuar kanë tentuar blerjen e votave në mënyrë të organizuar në rajonin e Kërçovës.

“Në Kërçovë janë vërejtur aktiviteteve për blerjen e votuesve nga ana e dy përfaqësuesve të një partie politike. Kjo është raportuar nga një vëzhgues i CIVIL. Kjo ngjarja ka ndodhur në ora 1.30 pas mesnate, kur dy aktivistë kanë ardhur me makinë dhe i kanë rënë ziles së shtëpive të disa familjeve, që njihen si simpatizantë të tyre dhe se i kishin ofruar nga 2000 denarë për një votë”, raporton “CIVIL”.

Exit mobile version