Vritet një 17 vjeçar nga Haraçina

Një i ri 17 vjeçar nga Haraçina, dje në orën 16 e 20 është vrarë nga një moshatar i tij, të cilin e kishte kushëri. 

Që të dy të rinjtë janë të familjes Jakupi. Banorët e këtij fshati thonë se deri të vrasja ka ardhur pas disa zënkave familjare, e cila fatkeqësisht mbaroi në mënyrë tragjike.

Motivet për vrasjen janë ende të panjohura, pasi që nga policia nuk njoftojnë për këtë zyrtarisht, por thuhet se janë duke punuar në zbardhen e rastit. Disa nga hyrjet e këtij fshati ishin të bllokuara për disa orë nga policia.

Lajme të ngjashme

Back to top button