Site icon PORTALB

Tamara Ecclestone: Larg vajzës, vetëm 6 minuta

Tamara Ecclestone

Tamara Ecclestone ka zbuluar në një intervistë për “The Telegraph” se kërkon të kalojë sa më shumë kohë të jetë e mundur me vajzën e saj 3-vjeçare.

32-vjeçarja ka thënë se Sophia është jeta e saj dhe nuk mund të rrijë dot pa të në asnjë moment.

“Më mungon shumë po të mos e kem pranë. Bashkëshorti im mendon se jam e çmendur, por ajo nuk është pjesë e jetës sime, por vetë jeta ime. Kam ndenjur larg saj vetëm 6 minuta në këto tre vite”, tha Tamara Ecclestone, shkruan koha.net. 

Tamara është vajza e miliarderit Bernie Ecclestone.

Exit mobile version