Site icon PORTALB

Në rajonin e Gostivarit janë hapur të gjitha vendvotimet në kohë

Në rajonin e Gostivarit janë hapur të gjitha vendvotimet në kohë

Në rajonin e Gostivarit janë hapur të gjitha vendvotimet në kohë

Sipas informatave të tre komisioneve komunale në rajonin e Gostivarit, Vrapçishtë, Gostivar dhe Mavrovë-Rostushë, votimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe të rrethit të dytë për president, herët në mëngjes ka filluar në të gjitha vendvotimet. 

Në komunën e Gostivarit të drejtën e votës mund ta shfrytëzojnë 76.883 qytetarë për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe 74.834 për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në 119
vendvotime.

Në komunën e Vrapçishtës në 39 vendvotime, për president votojnë 24.289 qytetarë, për zgjedhjet parlamentare 23.889 qytetarë. Në Mavrovë-Rostushë 9.255 qytetarë në rrethin e dytë dhe 9.000 për zgjedhjet parlamentare do të mund të votojnë në 39 vendvotime.

Nga komisionet komunale zgjedhore konfirmuan se materiali zgjedhor është dorëzuar në kohë dhe se votimi ka filluar në kohë.

Exit mobile version