Site icon PORTALB

Nesër pa energji elektrike disa komuna në Shkup

Për shkak ndërhyrjeve që do ti bën EVN-Maqedoni, të hënën disa lagje të Shkupit dhe fshatrat Inxhikovë e Nikishtan do të mbeten pa furnizim me energji elektrike në disa periudha kohore.

Foto ilustrim

EVN Maqedoni paralajmëron se nesër (e hënë, 29 maj) pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e Komunës Qendër, Saraj dhe Shuto Orizare. Arsyet për ndërprerjen e energjisë janë problemet teknike.

Rrymë nga ora 9:00 deri 14:00 nuk do të kenë shfrytëzuesit e rrugës “Zletkova”, “Nov Zhivot” dhe “Brsajçka Buna” në Shuto Orizare. Nga ora 9:00 deri 15:30 pa rrymë do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Bukuviq në Komunën e Sarajit, ndërsa nga ora 09:00 deri 13:00 në Komunën Qendër rruga “Ganço Haxhipanzov” do të jetë pa energji elektrike.

Exit mobile version