Site icon PORTALB

Tërmet i fuqishëm në Filipine

Tërmet me intensitet prej 5,5 ballë sipas shkallës së Rihterit është regjistruar në ishullin Luzion në pjesën veriperëndimore të Filipineve.

Siç kumtoi Instituti filipinas për vulkanologji dhe sizmologji, tërmeti është ndjerë edhe në kryeqytetin filipinas Manilë.

Tani për tani nuk ka informacione për viktima eventuale apo për dëm të shkaktuar material.

Sipas Institutit, nuk është përjashtuar pas kësaj të vijojnë edhe tërmete të reja me intensitet më të fuqishëm.

Exit mobile version