Site icon PORTALB

Bombë në makinën e ish-kryeministrit grek, plagoset Papademos

Ish-kryeministri grek, Lucas Papademos , mësohet të jetë plagosur nga një shpërthim me bombë në automjetin e tij.

Mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, por mediat greke raportojnë se Papademos ka mbetur i plagosur nga shpërthimi që ka ndodhur në rrugën “3 Setembriu” në Athinë, transmeton Top Channel.

Dyshohet se shpërthimi ka ardhur nga brenda makinës së Papademos, gjithashtu policia greke njofton se i plagosur ka mbetur edhe shoferi i ish-kryeministrit.

Exit mobile version