Site icon PORTALB

Monumentet historike shqiptare shkatërrohen nga moskujdesi

Monumentet hitorike shqiptare shkatërrohen nga moskujdesi

Monumentet hitorike shqiptare shkatërrohen nga moskujdesi

Dita ditës monumentet kulturore historike të popullit shqiptarë në Maqedoni shkatërrohen nga mos kujdesi për ta. Kjo ndodh edhe me shtëpine e Qemajl Bej Kumbarës e cila ka vlerë të madhe të kulturës shqiptare, mirëpo që është pranë rënimit.

Isuf Ademi, fqiu i parë i Qemajl Bej Kumbarës, rrëfen se do të ishte katastrofë e madhe për kulturën shqiptare nëse rrënohet ky objekt. “Ky teren këtu ishte i përbërë prej 24 shtëpish ku jetonin bejlerët shqiptarë. Tani kanë mbetur vetëm dy prej këtyre shtëpive, të  tjerat janë shkatërruar. Tani ka mbetur vetëm muzeu i lirisë i cili tani më mbrohet nga shteti, por shtëpia e Qemajl Beut është në rrënim e sipër e nëse kjo ndodh, do të jetë një katastrofë e madhe për pasurinë historike të popullit shqiptarë”, tha Ademi. 

Shtëpia e Qemjal beut e cila është një arkitekturë e rrallë e aristokracisë shqiptare që dëshmon se shqiptarët kanë qenë ndër shekuj këtu, është bërë vetëm ndërprerja e rrënimit po jo edhe evaulimi i saj si dhe ende nuk ka hyrë ky objekt nën mbrojtje të shtetit.Në brendësinë e saj gjendet harku i cili nuk gjendet askund në objektet tjera jo vetëm në Maqedoni por edhe në rajon. Ky hark ka vlera të mëdha historike dhe është para shkatërrimit.

“Ministria e kulturës duhet të mbron kulturën shqiptare, trashëgiminë kulturore shqiptare dhe ta fusë në mbrojtje shtëpinë e Qemajl Beut dhe të gjitha objektet që kanë nevojë për konservim dhe mbrojtje nga shteti. Monumentet dhe objektet kulturore shqiptare duhet të mbrohen sepse janë më autoktonet që ka Maqedonia”, tha Driton V., nga Shkupi.

“Kjo nuk ndodh vetëm me këtë shtëpi, po ka edhe shumë të tjera të cilat prezantojnë kulturën historike të shqiptareve dhe të cilat janë në gjendje të mjerueshme për shkak të mos investimeve dhe mirëmbajtjeve të tyre”, tha një qytetarë tjetër.

Exit mobile version