Site icon PORTALB

Tramp: Makron bëri punë të madhe në zgjedhje

Donald Trump dhe Emanuel Makron

Presidenti amerikan, Donald Tramp e lëvdëroi homologun francez, Emanuel Makron në takimin e tyre të parë në Bruksel, duke ia uruar fitoren zgjedhore.

“Për mua është nder i madh të jem me presidentin e sapozgjedhur të Francës, i cili zbatoi fushatë të jashtëzakonshme dhe arriti fitore të madhe. Kudo e them këtë. Ne kemi shumë çështje që duhet të shqyrtohen, duke e përfshirë edhe terrorizmin. Urime. Është punë e madhe”, theksoi Tramp gjatë drekës së punës me Makron në Bruksel, transmeton MIA.

Makron, gjithashtu, theksoi se me Trampin do të bisedojnë për shumë tema, siç është lufta kundër terrorizmit, ekonomisë, ndryshimeve klimaterike dhe energjetikës.

Dy liderët u takuan në rezidencën e ambasadorit amerikan në Bruksel.

Exit mobile version